Rama: Vendet e rajoni t’i lëmë mënjanë dallimet, BE-ja e gatshme të na ndihmojë

29 shkurt 2024 | 11:11

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga vendet e rajonit që t`i lënë anash mospajtimet dhe të shikojnë përpara në rrugën e tyre të integrimit evropian.

Në adresimin e tij në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet në Tiranë, ai ka thënë se BE-ja është e gatshme për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor.

Ai ka falënderuar zyrtarët evropianë për punën që kanë bërë.

“Plani i ri i rritjes i BE është një rezultat vërtetë inkurajues. Nuk mund të isha më falënderues se kaq ndaj Presidentes së Komisionit Evropian, komisionarin tonë Varhelyi për gatishmërinë e tyre për të dëgjuar shqetësimet tona, argumentet dhe idetë lidhur me arsyet se pse BE duhet të gjejë rrugë të reja për të na ndihmuar. Mundësia e re që përfaqëson ky plan që është jashtë kornize është jo vetëm pjesë e përpjekjeve tona prej 1 dekade për të ndërtuar të ardhme të përbashkët, por edhe na sfidon për të treguar gatishmërinë tonë për fatin e përbashkët evropian”, ka thënë Rama.

Ai ka kërkuar nga vendet e rajonit që të angazhohen në këtë proces.

“Ne duhet të angazhohemi pa asnjë rezervë, pa asnjë hezitim, që të përfitojmë nga kjo mundësi. Unë e pranoj se disa nga vendet e rajonit përballen me çështje komplekse midis tyre. Bëj thirrje që t’i lëmë mënjanë këto dallime që kemi përpara me synim për të transformuar rajonin. Çështjet dypalëshe mbeten por duhen zgjidhur përmes bashkëpunimit e dialogut dypalësh. 10 vjet më parë udhëheqësit e 6 vendeve të BE u takuan në zyrën e Kancelarit në Berlin për herë të parë në historinë tonë. Objektivi ishte për të kapur të ardhmen. Sot ky kusht nuk është vetëm një parim i sjelljes së mirë por një kriter për të vlerësuar pjekurinë tonë. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndërmorën nismën e Ballkanit të Hapur për të përshpejtuar progresin”, është shprehur Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo është dënuar me një ndeshje moslojë për shkak…