Rama viziton “Tophanën”: Problemet e secilës lagje duhet të zgjidhen

11 nëntor 2021 | 12:27

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot lagjen “Tophane”, ku është takuar me qytetarë dhe biznese të kësaj zone.

Ai ka thënë se krahas problemit të rrugëve, probleme tjera të kësaj lagjeje janë ndriçimi dhe qentë endacakë.

Sipas tij, problemet e secilës lagje duhet të zgjidhen.

“Bashkë me ekipin tim vizituam lagjen ikonike të Prishtinës “Tophane”.  Aty u takuam me qytetarë dhe biznese të kësaj zone ku diskutuam dhe bëmë një shëtitje me ta. Biseduam për programin tonë dhe për kërkesat e banorëve të kësaj pjese. Si pothuajse çdo zonë tjetër e Prishtinës, edhe kjo zonë ka probleme esenciale. Shumë rrugë kanë mbetur të papërfunduara ose nuk janë filluar fare. Krahas problemit të rrugëve, probleme tjera të kësaj zone janë ndriçimi dhe qentë endacakë. Çdo problem i secilës lagje duhet të zgjidhet, sepse zgjidhja nënkupton lehtësim të jetës së secilit qytetar. Bashkë për Prishtinën që duam!”, ka shkruara Rama në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati,…