Rama, Zaev dhe Vuçiq i ndryshojnë emrin “Mini-Schengenit”

24 korrik 2021 | 19:09

Në fund të vitit 2019 u krijua projekti i Mini-Schengenit ballkanik midis tri vendve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Por ky emër, sipas burimeve të Demokracia.com, do të ndryshojë në ‘’Iniciativa për katër liritë e lëvizjes’’.

Ky projekt parasheh katër liritë e Bashkimit Europian, atë të lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve që edhe përfaqëson emrin e ri.

Jashtë këtij projekti mbetet akoma Mali i Zi, Bosnja Hercegovina dhe Kosova, gjë që ka nxitë edhe shumë polemika dhe acarim marrëdhëniesh mes vendeve fqinje.

Ndryshe Mini-Schengen përbëhet nga 10 pika të marrëveshjes së Ohrit për të cilat u pajtuan tre nismëtarët e idesë së “mini-Schengenit”:

-Udhëtimi i shtetasve të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë brenda territorit të tre vendeve vetëm me letërnjoftim.

-Të huajt në shtetet anëtare të nismës mund të udhëtojnë pa viza shtesë.

-Lejet e përbashkëta të punës dhe njohja e kualifikimeve dhe diplomave, pa procedura shtesë.

-Shkëmbimi i studentëve.

-Projekte të përbashkëta R&D (hulumtime e zhvillim).

-Prezantimi i një kohe pune 24-orëshe për të gjitha shërbimet e inspektimit kufitar, me fokus në inspektimin fitosanitar dhe veterinar.

-Paketë unike e dokumentacionit që kërkohet për transitin e mallrave, me theks në prezantimin e sa më pak dokumenteve që të jetë e mundur, në përputhje me strategjinë e zhvillimit digjital;

-Ndryshime në ligjet e tregut të kapitalit, taksave dhe sistemit financiar në të tre vendet, me qëllim krijimin e kushteve për një rrjedhë të qetë të kapitalit.

-Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e luftimit të krimit transnacional dhe terrorizmit.

-Përcaktimi i rregullave të veta në shumë fusha për të përmirësuar atraktivitetin e të tre vendeve dhe bashkëpunimin.

Kujtojmë se mediat serbe kanë raportuar se takimi i radhës mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit serb, Aleksander Vuçiq, dhe kreut të qeverisë maqedonase, Zoran Zaev do të zhvillohet më 28 dhe 29 korrik në Shkup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës,…