Ramadan Beshiri boton librin e dytë për atletikën e Kosovës

19 tetor 2021 | 11:03

Ka dalë nga shtypi libri i dytë i autorit Ramadan Beshiri, ish-sekretar i Federatës Atletike të Kosovës.

Ashtu si në librin e parë, edhe në këtë libër Beshiri ka përfshirë  të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet në sportin e atletikës së Kosovës që nga fillet e para të saj në Kosovë e deri më sot, duke përmbledhur edhe rezultatet e garuesve, atletëve/eve më të mira të Kosovës. Gjithashtu, autori ka shkruar edhe për zhvillim e vështirë të këtij sporti në Kosovë në kohët më të vështira të okupimit serb në Kosovë.

Libri, prej 613-faqesh, është shtypur 500 copë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë…