Ramadani: Barazimi ishte epilog real

10 nëntor 2022 | 16:58

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani është ndarë i kënaqur me pikën e fituar ndaj Dritës në derbin e xhiros së 16 të Superligës së Kosovës, i cili u mbyll me shifrat 1:1.

Sipas Ramadanit, barazimi në këtë ndeshje ishte epilogu real, pasi asnjëra prej skuadrave nuk e kanë merituar fitoren.

“Ishte një derbi i vërtetë më shumë duele, mendoj se e kemi menaxhuar mirë situatën edhe ndeshjen. Në shënuam të parët dhe ishim afër fitores, por në fund na ndëshkoi Drita për të barazuar. Epilogu real ishte barazimi, pasi asnjëra prej ekipeve nuk e merituam fitoren për shkak se nuk krijuam shumë raste”, tha Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki…