Ramadani, kampion i Evropës U-20

15 korrik 2021 | 18:21

Muhamet Ramadani është bërë kampion i Evropës U-20, në evropianin që po mbahet në Talin të Estonisë.

Atleti i Kosovës fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjylës 6 kilogramë. Rezultati më i mirë i tij në finale ishte 19.90 metra.

Ai la kundërshtarët e tij prapa për më shumë se gjysmë metre.

KOK-u përgëzon suksesin e madh të Ramadanit, trajnerit të tij, Shabanit dhe gjithë komunitetit të atletikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardian Muja ka vazhduar kontratën me Trepçën ’89. Edhe pse…