Ramadani kthehet te Gjilani: Nga nesër fillojmë stërvitjet

10 janar 2023 | 23:11

Klubi i Futbollit, Gjilani është kthyer në normalitet të plotë, pas kthimit të ish-presidentit Florim Zuka, dhe pritet të jenë pretendentë për pozitat për dalje në Evropë.

Edhe trajneri Zekirja Ramadani, është kthyer në pozitën e trajnerit, me të gjithë stafin teknik, njofton Klankosova.tv.

Ramadani e ka konfirmuar lajmin për Klankosova.tv.

“Po jemi kthyer gjithë ekipi stafi teknik dhe presidenti Florim Zuka”, ka thënë Ramadani.

Ai tregoi se nga nesër do të fillojnë me stërvitjet për stinorin pranveror.

Kujtojmë, FIFA ia kishte shkëputur kontratën Ramadanit, për shkak të detyrimeve financiare që kishte klubi gjilanas ndaj tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar ushtarak amerikan konfirmoi për Zërin e Amerikës se…