Ramadani: Moldavia mbrohet fort, por ne do të fitojmë

14 qershor 2023 | 13:08

Shqipëria po bëhet gati për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për “Euro 2024” kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, u shpreh se skuadra do të hyjë në fushë vetëm për tre pikët dhe se skuadra ka bërë mirë për të marrë fitoret në takimet e radhës.

Sa e ndjeni presionin?
Nuk janë ndeshje të lehta. Duhet t’i marrim me seriozitet. Duhet të hyjmë në 100% dhe të fitojmë.

Duhet fantazi?
Po normalisht. Moldavia ka marrë rezultate pozitive. Ne duhet ta luajmë topin sa më shpejtë që të gjejmë hapësira dhe të shënojmë.

Ke ruajtur pak energji dhe për këto dy ndeshje?
Ne jemi profesionistë. Jemi përgatitur për çdo ndeshje. Duhet t’i kushtojmë rëndësi.

Si do luani kundër Moldavisë?
Moldavia është ekip që luan shumë defensivë. Ne duhet të bëjmë atë që na thotë trajneri. Nëse e luajmë topin sa më shpejtë mund t’i çajmë më lehtë.

A e cilësoni veten favorit?
Në futboll nuk ka favorit. Duhet të hysh në fushë dhe ta fitosh ndeshjen.

Çfarë duhet marrë nga kjo ndeshje?
Këtë ndeshje duhet të shënojmë dhe të marrim tre pikët.

Deklaratat e trajnerit dhe lojtarëve të Moldavisë…
Ne kemi ardhur këtu që nga dita e parë për të fituar. Ata kanë mendimin e vet, por ne kemi tonën për të fituar.

Thirrje për tifozët?
Ne i ftojmë të gjithë tifozët anë e mbanë Shqipërisë, sepse me ndihmën e tyre mund t’i fitojmë ndeshjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ben Blushi Duket e padrejtë të godasësh dikë që…