Ramadani për vrasjen e Lulzimit: Mos me qenë mediat rasti kurrë nuk ish zbulu, krimi kish kalu në kiamet

23 janar 2024 | 21:50

Ish kryeinspektori i AKI’së, Burim Ramadani, në “Pressing” të T7 ka thënë se vrasja e Lulzim Fejzullahut ka qenë makabre, ndërsa trajtimi i rastit ka qenë skandaloz dhe joprofesional.

“Duket e qartë nga të gjitha këto fakte publike, jo vetëm që vrasja ka qenë makabre por edhe trajtimi ka qenë sa skandaloz poashtu ka qenë joprofesional dhe si i tillë normalisht që fakti se IPK menjëherë ka fillu hetimet nënkupton se ka dyshim të bazuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, jo domosdoshmërisht”, tha ai.

Ai tha se nëse nuk do të ishin mediat, rasti i vrasjes mizore të Lulzim Fejzullahut, nuk do të zbulohej.

“Shyqyr që ekzistojnë mediat se ky vend ish bë kiamet me këtë trend të krimit që është momentalisht dhe është në rritje. Nëse nuk do të ishin mediat, ky vend kish kalu në kiamet sa i përket krimit, sepse trendi është jashtëzakonisht i tmerrshëm”, tha ai.

“Gjatë muajve të fundit para vitit të ri ka pasur numër të jashtëzakonshëm të plaqkitjeve, vrasjeve, vrasjeve makabër, vjedhjeve nëpër shtëpi e rrugë, aksidenteve në rrugë. Pra trendi është jashtëzakonisht i keq. Mos me qenë mediat, këtu kurrë nuk ishin zbulu dhe kurrë nuk kishin dalë në publik”, tha ai në “Pressing”. /GazetaExpress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telekomi i Kosovës starton me ofertën më atraktive në treg…