Ramadani: Qeveria e re të vazhdojë rrugën drejt NATO-s

21 tetor 2019 | 11:56

Zëvendësministri në largim i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është dhe duhet të jetë prioriteti më i lartë strategjik në kuadër të prioriteteve tona nacionale.

Sipas tij, rruga jonë drejt NATO-s, pavarësisht sa e sfiduar mund të jetë, është më e lehtë se sa ajo drejt BE-së.

“Kjo kryesisht për shkak të qëndrimit të paqartë të BE-së rreth zgjerimit të saj, sikurse edhe për shkak të qartësisë më të madhe që ka NATO në domosdoshmërinë që shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Aleancës. Konform rregullave të NATO-s dhe orientimit tonë strategjik, pra nga hapja e dialogut e deri te aderimi final, ky proces shtetëror kërkon implikim dhe angazhim konkret të institucioneve qendrore të vendit, të cilat janë pjesë e Komitetit Ndër-Ministror për integrim dhe anëtarësim në NATO. Prandaj, kur Qeveria e tashme ka institucionalizuar këtë aspiratë, e ka bërë të qartë objektivin e Kosovës. Besoj se është shumë e vlefshme që institucionalizimi i aspiratës së Kosovës të vazhdojë së ekzistuari”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Qeveria e re të vazhdojë rrugën drejt NATO-sAnëtarësimi i Kosovës në NATO është dhe duhet të jetë prioriteti më i…

Gepostet von Burim R. Ramadani am Montag, 21. Oktober 2019

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetat më të mëdha të Australisë kanë dalë të hënën…