RAMIZ CERNICA NË GJILAN, PRISHTINË E TIRANË

23 gusht 2023 | 00:18


Ismet Sylejmani

(Pas Gjilanit, Shtatoren e Ramiz Cernicës të shkrirë në bronz, mendonim ta vendosnim para ndërtesës së Parlamentit të Kosovës në Prishtinë dhe para ndërtesës së Parlamentit të Shqipërisë në Tiranë)

Tribuni i Kombit Ramiz Cernica, është nga ato figura, të cilit i shkon sikur askujtë formulimi: “personalitetet unik shqiptar”!

Sa ishte në gjendje të mirë shëndetësore Daja Abdyl Hoxha, kurdoherë në kuadër bisedave tona, në plan të parë e kishim synimin që Shtatoren e Ramiz Cernicës, ta bëjmë të jashtëzakonshme, ajo të jetë unike, e ngjashme sikur shtatoret e Skënderbeut në Tiranë, në Prishtinë e në Shkup!
Ramiz Cernica ky përfaqësues i palcës së parlamentarizmit të popullit, Atdheut dhe Kombit, e meriton ta ketë një Shtatore unikale në dy Kryeqendrat e të dy shteteve shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, të ngjashme si edhe në qytetin e Tij të lindjes, në Gjilan!

Deputeti legjendar i popullit shqiptar Ramiz Cernica, do të duhej të jetë i shpallur Deputet nderi pos mortum i dy Parlamenteve edhe ne Prishtinë edhe në Tiranë!

Kosova e ka detyrim kombëtar që Ramiz Cernicën, Tribunin e Parlamentit të parë të Kosovës, të thirrur dhunshëm e në shtetërrethim të plotë dhe gjendje ushtarake pas LNÇ-së, ta ketë të shkrirë në bronz para ndërtesës së Parlamentit në Prishtinë!

Është në nderin e Shqipërisë që para ndërtesës së Parlamentit shqiptar në Tiranë, ta vendosë të shkrirë në bronz Anteun e Kuvendit të Kosovës, birin besnik të Kombit, i cili ia shpartalloi të gjitha planet Serbisë pushtuese dhe aleatëve të saj fshehtë e të hapur, dhe në rrugë parlamentare, si dragua kërkoi që Kosova të bashkohej me Shqipërinë!

Me plis në kokë, ashtu sikur jemi duke e ditur të gjithë, nuk ka qenë kur ka diskutuar në Parlament Tribuni i Kombit Ramiz Cernica, nuk mund ta vendosim para ndërtesës së Parlamentit të Kosovës në Prishtinë dhe as para ndërtësës së Parlamentit të Shqipërisë në Tiranë!

Unë personalisht kam të drejtë të dyshoj, se e gjithë kjo fushatë e sinkronizuar dhe “dëshira” e “disave të zëshëm të kampit” me plis, që me çdo kusht e duan për ta parë me qeleshe mbi kokë, Atë përfaqësuesin shtyllën vertebrale të parlamentarizmit shqiptar të Kosovës, është tendencioze dhe minim i projektit të Dajës Abdyl Hoxha dhe por edhe timit, për vendosjen e Shtatores unike, të Deputetit Ramiz Cernica, të ngjashme sikur të Skenderbeut, jo vetëm në Gjilan, por edhe në Prishtinë e Tiranë!

Nëse nuk mund të na ndihmoni ta vendosim në Gjilan, Prishtinë e Tiranë, kështu po na pengoni!

Prishtinë, 18 Gusht 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Herën e parë ka qenë i burgosur nga…