Ramiz Kelmendi ofron 50 mijë euro për strehim të refugjatëve afgan

20 gusht 2021 | 23:06

Ish-deputeti e biznesmeni pejan, Ramiz Kelmendi ka shprehë gatishmërinë e tij për mbështetje fillestare financiare në vlerë prej 50 mijë eurosh, për strehimin e qytetarëve afgan që do të strehohen në Republikën e Kosovës.

Kelmendi këtë gatishmëri të tij e ka bërë publik në profilin e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Të nderuar miq Amerikan dhe Qeveri Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Shprehë gatishmërinë time, për mbështetje fillestare financiare në vlerë prej 50 mijë eurosh, për strehimin e qytetarëve Afgan që do strehohen në Republikën e Kosovës.

Unë, familja ime dhe qytetarët e vendit tim e kuptojnë mirë çfarë do të thotë ta lëshosh atdheun e nuk e harrojmë asnjëherë kontributin dhe rolin e  Qeverisë Amerikane dhe kombit amerikan për rikthimin, riatdhesimin tonë, në Kosovën tonë të dashtur!

Falë këtij kontributi ne sot, i gëzohemi jetës dhe zhvillimit të shtetit tonë!

Zoti e bekoftë Amerikën!

Ne jemi të bekuar me ju!

Me respekt;

Ramiz Kelmendi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të gjithë…