Ramiz Kelmendi përfundon në spital jashtë vendit pas infektimit me Covid

02 shkurt 2022 | 14:31

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, është duke u trajtuar në një spital jashtë vendit pas infektimit me Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Kelmendi, duke njoftuar se arsye për këtë është edhe shkaku i transplantit që ka bërë kohë më parë.

“Covidi tek personat me transplant zgjatë më tepër se tek personat e tjerë dhe kërkon kujdes të veçuar. Andaj, për shkak të transplantit dhe kujdesit ndaj organit vital të transplantuar kohë më parë, tani më është sugjeruar të shtrihem në një institucion shëndetësorë profesional jashtë Kosovës, për të tejkaluar edhe këtë sfidë”, ka shkruar Kelmendi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se aktualisht është mirë, por se ka “temperaturë të lehtë”.

“Aktualisht jam mirë, me një temperaturë të lehtë dhe ju falënderoj të gjithë juve që më mbështetët për ti kaluar sfidat shëndetësore të gjertanishme. I falënderojë familjarët, kolegët dhe bashkëpunëtorët për kujdesin e treguar gjatë këtyre dy viteve që mos të infektohem, por tani po duket se kjo valë e Covid-19, ishte më e rreptë dhe nuk munda t’i shpëtoj infeksionit. Familjes u jam mirënjohës, që edhe pse të gjithë ishin të infektuar shumë kohë më parë, ndaj meje treguan kujdes të shtuar. Andaj, kujdesi dhe vaksinimi, janë vendimtare për të tejkaluar këtë Pandemi”, ka shkruar Kelmendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot sërish me…