Ramiz Lladrovci e Bekim Jashari nga Baku, urojnë për fitore!

06 shtator 2018 | 14:51

Kryetarët e Drenasit dhe Skenderajt, Ramiz Lladrovci dhe Bekim Jashari si dhe miqtë tjerë, kanë arritur në Baku, ku e pret sfida Përfaqësuesen e Kosovës në futboll kundër Azerbajxhanit.

“Futbolli është sport i zemrës dhe na duhet fitorja për garë sportive por edhe për aktualitetin politik. Fitorja i afron njerëzit, prandaj do të na bënte mirë për të harruar etiketat e dëmshme në politikën tonë. Etiketimet mes vete nuk na duhen, kur jemi përball sfidës së marrëveshjes përfundimtare me okupatorin serb”, ka shkruar Lladrovci.

Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit në rrjetin social:

“Me Bekim Jasharin, Agim Ademin, Naser Ramen, Bekim Haxhiun, Muharrem Sahitin, Remzi Ejupin dhe Dardanët, te azerët…për fitore!
Sapo kemi arritur në Baku. Së bashku me futbollistët dhe miq të përfaqësueses tonë, do të jemi dëshmitar të fitores së djemve tanë!
Futbolli është sport i zemrës dhe na duhet fitorja për garë sportive por edhe për aktualitetin politik. Fitorja i afron njerëzit, prandaj do të na bënte mirë për të harruar etiketat e dëmshme në politikën tonë. Etiketimet mes vete nuk na duhen, kur jemi përball sfidës së marrëveshjes përfundimtare me okupatorin serb.
Fitore djem, fitore dardanë!”, ka shkruar Lladrovci.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka shprehur irritimin e saj pasi një luftanije e…