Ramiz Lladrovci kërkon fitore nga Feronikeli

25 qershor 2019 | 20:26

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është i bindur se skuadra e Feronikelit do të dalë triumfuese ndaj Lincolnit.
“Dihet, do të dalim fitues, por duhet të jemi bindës në fitore”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit në “Facebook”

Sot, në orën 20:45, Ferronikeli përballet me Lincoln Red të Gjibraltarit, në garën e parë ndërkombëtare për futbollistët kampionë të Drenasit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo është ngjarje e madhe sportive dhe tifozët e Ferronikelit duhet të tregojnë veten me atmosferë. Ngjarje sportive që duhet parë dhe përkrahur.

Dihet, do të dalim fitues, por duhet të jemi bindës në fitore.

Përpara djem të Ferronikelit. Dëshmoni pse jeni kampionë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, duke demantuar mediat e Serbisë…