Ramiz Lladrovci: Urime ditëlindja miku im, Kadri Veseli!

31 maj 2021 | 12:58

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ia ka uruar ditëlindjen ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se Veseli është duke e festuar ditëlindjen e tij larg familjes dhe atdheut.

“Miku im Kadri, sot është ditëlindja jote dhe e feston larg familjes, larg atdheut. Je larg neve që të nderojmë dhe duam për jetën e veprën tënde në shërbim të atdheut dhe të drejtës tonë për liri. Padrejtësia është më e shpejtë se drejtësia. Prandaj, nuk është e lehtë as për ty, as për familjen e as për të gjithë neve që rrugëtuam më ty me qëllimet më fisnike për liri.  Uroj nga zemra që ditëlindjet tjera t’i pritni në atdheun për të cilin bëre aq shumë, në mesin e më të dashurve tuaj, duke i kontribuar përparimit dhe fuqizimit të shtetit tonë, Republikës së Kosovës. Urime ditëlindja miku im, Kadri Veseli!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua, sot 35-vjeçare, e cila është përgjigjur për mashtrim…