Ramos mund të rikthehet në Spanjë

06 janar 2023 | 10:59

Sergio Ramos mund ta bëjë një rikthim sensacional në futbollin spanjoll.

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germainit po i kalon muajt e fundit të kontratës me klubin francez dhe palët nuk kanë dhënë shenja se duan ta vazhdojnë bashkëpunimin.

Për këtë arsye, mediumi “Fichajes” raporton se ish-futbollisti i Real Madridit mund të transferohet në Sevilla.

Sidoqoftë, ish-përfaqësuesit spanjoll i duhet të pranojë t’i ulet paga nëse dëshiron të rikthehet në shtëpinë e tij të vjetër.

Gjithashtu, raportohet se veteranin e mbrojtjes e do edhe klubi i ri i Cristiano Ronaldos, Al-Nassr.

Shkaku i lëndimeve, Ramos nuk ka mundur të linte gjurmë në “Parkun e Princave”, derisa sezoni i parë i kishte shkuar thuajse i tëri në tribuna shkaku i problemeve me lëndimet.

Ramos kishte fituar gjithçka të mundshme me Real Madridin para se t’i bashkohej PSG-së si lojtar i lirë në verën e vitit 2020.

Ai konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë është arrestuar mbrëmë në rrugën “Hasan Prishtina” në…