Vrasje në tentativë në Obiliq

06 janar 2023 | 10:57

Një burrë është arrestuar mbrëmë në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, nën dyshimin se së bashku me dy burra të tjerë të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor, kanë sulmuar me mjete të forta dhe me thikë një burrë.

Policia ka njoftuar se si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dorëzuar tek Avokati…