Ramosaj: Deçanin do ta bëjmë “kryeqytet të turizmit” në Kosovë

23 shtator 2021 | 08:41

Kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se në programin e tij 4-vjeçar do të fokusohet  në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e fëmijëve.

Në vizitën që i bëri Qendrës për Informim të Turizmit, Ramosaj theksoi se do të jetë një nga adresat më të frekuentuara të vizitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Postimi i plotë:

Prioriteti im në programin qeverisës në katër vitet e ardhshme, do të jetë prespektiva afatgjate zhvillimore e Komunës së Deçanit!Pra zhvillimi ekonomik dhe mirëqënia e këtyre fëmijëve, që po rriten në këtë vend të bukur, e me potencial të madh, mund të arrihet duke u fokusuar në investime strategjike në turizmin veror e dimëror në bjeshkët e bukura të Komunës së Deçanit!Prandaj, vizitova Qendrën për Informim të Turizmit, e cila së shpejti do të jetë njëra nga adresat më të frekuentuara të vizitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë!Deçanin do ta bëjmë “KRYEQYTET TË TURIZMIT” në Kosovë!#PërDeçaninSkaMeUndal.#AAK121

BR

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi gjykues i Gjykatës Speciale do të vazhdojë edhe sot…