Ramosaj nënshkruan memorandum me Qendrën për Mirëqenien e Gruas

23 maj 2019 | 17:12

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur të enjten në takim Ardita Ramizi-Bala nga Qendra për Mirëqenien e Gruas (QMG), me të cilën ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi ndërmjet dy institucioneve dhe Qendrës për Mirëqenien e Gruas Strehimore për Viktimat e Dhunës.

Qëllimi i këtij memorandumi është për të përkrahur QMG-në me mjete financiare për të ofruar shërbime të strehimit, rehabilitimit dhe riintegrimit për gra e  fëmijë viktima të dhunës në familje të Komunës së Deçanit.

Në bazë të këtij memorandumi Komuna e Deçanit do të mbulojë shpenzimet e QMG-së, strehimores bazuar në planin vjetor të strehimores.

QMG-ja do t’i strehojë gratë dhe fëmijët, viktimat të dhunës në familje nga një deri në gjashtë muaj dhe do të marrin të gjitha shërbimet e ofruara në këshillim, rehabilitim dhe riintegrim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Suharekës ka njoftuar se janë duke vazhduar projektet…