Ramosaj pret në takim Palmerin, diskutuan për zhvillimin ekonomik të Deçanit
01 qershor 2021
| 18:56
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur sot në takim zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.
Ramosaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se me Palmerin diskutuan për prespektivën dhe konceptin e zhvillimit ekonomik të qytetit të Deçanit.
Ai ka thënë se Kosova është me fat që ka miq si Palmeri dhe ShBA-të.

“Pata nderin dhe kënaqësinë ta pres sot në takim zv.Sekretarin e Shtetit Amerikan z. Matthew Palmer, me të cilin diskutuam për prespektivën dhe konceptin e zhvillimit ekonomik të qytetit tonë. Jemi me fat që kemi miq si z. Palmer dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.



