Ramosaj: Qytetarët po përballen me dy sfida, koronavirusin dhe psikopatët që po udhëheqin shtetin

24 mars 2020 | 13:27

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se qytetarët e Kosovës sot kanë përballë vetes dy sfida, atë të koronavirusit dhe psikopatët siç i quajti ai njerëzit që udhëheqin shtetin e Kosovës.

Ai ka thënë se në të dyja variantet, çmimin janë duke e paguar qytatarët e Republikës së Kosovës.

“Sot më 24 mars, një lutje e kam për policinë e Kosovës dhe për qytetarët e Deçanit: Për hir të shtetit, mos u ballafaqoni mes vete, respektojeni njëri-tjetrin si asnjëher më parë. Njëkohësisht paralajmërojë institucionet e nivelit qendror se jam duke i shqyrtuar mundesitë ligjore dhe ato morale e politike që situatën ta trajtojë sipas domosdoshmerisë në të cilen gjendemi në raport me pandeminë COVID -19 dhe me vendimet e institucioneve qendrore dalë nga Qeveria e Republikës së Kosvës, apo nga Presidenca e Republikës së Kosovës. A keni Zot!? Silluni instutcionalisht! Sipas pergjëgjesive!”, ka shkruar Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka kërkuar…