Ramush Haradinaj ka disa pyetje për Albin Kurtin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka pasur disa pyetje për kryeministrin Albin Kurti dhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Haradinaj ka thënë se kërkon që Albin Kurti ta ndalojë mashtrimin me dialogun.
“I kërkoj kryeministrit që ta ndalë mashtrimin për dialogun, në komunikim të jetë më i saktë. A është kryeministri kundër asociacionit? Pse kjo pyetje sepse ne e dëgjojmë kryeministrit duke përmendur lloje të Asociacionit. Trego a je pro a kundër?”, ka pyetur Haradinaj.
Ai ka pyetur Kurtin se përse duhet të hapen opsione të reja në lidhje me asociacionin.
“Në bazë të marrëveshjes së Brukselit po edhe në bazë të Kushtetutës, a je kundër asociacionit në përputhje me Kushtetutën? A je për asociacion gjeografik se diku e ka përmend. Është mirë me na treguar për kë e ka fjalën kur e përmend këtë. Pse na duhet me hapur opsione të reja? Mirë është me i tregu vendit. Çka mundet me qenë më i mirë asociacioni gjeografik, çfarë ka dallim? Ai thotë se ka një asociacion po nuk është etnik”, është shprehur Haradinaj.



