Përurohen pesë shtëpi për familjet në nevojë në Drenas

24 qershor 2021 | 13:04

Në komunën e Drenasit është bërë përurimi i pesë shtëpive për familjet në nevojë.

Në përurimin e këtyre shtëpive, çelësat i ka dhuruar hoxhë Halil Kastrati dhe nënkryetari i komunës, Arben Shala.

Familjet përfituese janë zgjedhur nga komisioni i caktuar nga Komuna në koordinimin me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Shtëpitë e banimit për familjet në nevojë, janë ndërtuar në bazë të marrëveshjes së bashkëfinancimit mes Komunës së Drenasit dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ku në vitin 2019, kryetari Lladrovci dhe hoxhë Halil Kastrati kanë bërë nënshkrimin e kësaj marrëveshje për ndërtimin e shtatë shtëpive, ndërsa një është ndërtuar nga shoqata përmes bamirësve për shkak të bashkëpunimit që ka shoqata me komunën.

Ndërkaq tri shtëpi për familjet në nevojë janë përuruar vitin e kaluar, ndërsa së fundmi pesë të tjera. Vonesat për ndërtimin e këtyre shtëpive, janë bërë për shkak të pandemisë.

Në fund të vitit të kaluar, kryetari Lladrovci dhe hoxhë Halil Kastrati kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për ndërtimin edhe të 24 shtëpive të tjera, të cilat do të përfundojnë gjatë këtij viti, ndërsa dy shtëpi të tjera do t’i ndërtojë shoqata përmes fondit nga bamirësit dhe kjo bëhet për shkak të bashkëpunimit të mirë që ka shoqata me komunën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit…