Ramushi e Luani e përkujtojnë Shqipdonin

02 tetor 2019 | 10:34

Familja Haradinaj, sot e kujton e nipin e tyre Shqipdonin. 12 vite më parë tragjikisht kishte vdekur nipi i Ramushit, Shqipdon Haradinaj.

Djali i heroit të kombit, Shkëlzen Haradinajt ishte goditur për vdekje nga një mjet në lëvizje. Postimi i kryeministrit në detyrë është vërtetë pikëllues.

“Sot, ndoshta do të festonim, jetën e rininë në Kullën e Plakut Hilmi. Sot, Suzana ndoshta do ta kishte një nga mëngjeset e zakonshme me Ty pranë. Por, sot është ndryshe. Ti nuk je në mesin tonë. E në këtë përvjetor të amshimit tënd, e kujtojmë atë buzëqeshje e pafajësi të një fëmiu, të një engjulli.

Qoft i përjetshëm kujtimi për ty Shqipdon Haradinaj” shkruan Ramush Haradinaj.

Poashtu edhe vëllai i vetëm i Shqipdonit, Luani i ri me mëngjes ka vizituar varrin e vëllait dhe në rrjetin e tij privat “Facebook” la kujtuar me dhimbje mungesën e tij. “Numërojmë ditët, stinët e vitet pa ty. Çdo pëllëmbë në Gllogjan, ngjall kujtimet me ty. Sikur dëgjoj zërin e hapat tu. Më bën shoqëri në netët pa gjumë, në ditët me plot ngarkesë, në përballjet e vështira me jetën”.

Gjithmonë me ty Shqipdon ka shkruan ndër tjeta Luan Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ADELINË HOTI Ik ashtu siç ike për t’fundit herë Ik…