Rangers: Të rinjtë po mësojnë nga Grezda

12 shtator 2019 | 18:53

Eros Grezda vazhdon të luajë me të rinjtë e Rangersit, pasi vendimi i trajnerit Stiven Gerrard nuk ka ndryshuar ende.

Lojtari shqiptar nuk do të jetë pjesë e ekipit të parë deri në momentin që do të largohet nga klubi skocez. Ndërkohë, trajneri i të rinjve të Rangersit, Graeme Murty, vlerëson sulmuesin shqiptar, duke treguar se ky i fundit është një ndihmë shumë e madhe për të rinjtë.

Murty e ka aktivizuar lojtarin shqiptar disa herë që prej momentit kur ai është larguar nga trajneri Stiven Gerrard drejt ekipit të dytë. “Duhet ta kemi Erosin me ne ashtu siç kemi bërë. Ai ka një përvojë ndërkombëtare dhe të rinjtë e tjerë janë duke mësuar shumë prej tij”, ka thënë Murty.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosovës (AKR), Behgjet Pacolli, në Konventën e…