Rangnick debuton sot si menaxher i Manchester United

05 dhjetor 11:19

Ralf Rangnick më në fund do të debutojë për Manchester United kur “djajtë” presin në “Old Trafford” skuadrën e Crystal Palaces të dielën nga ora 15:00.

Pasi çështjet me lejen e punës e penguan atë të merrte drejtimin e barazimit 1-1 të Manchester Unitedit ndaj Chelseas dhe në fitoren 3-2 në shtëpi ndaj Arsenalit, 63-vjeçari gjerman më në fund do t’i marrë frenat për të drejtuar skuadrën ku ata përballen ndaj “shqiponjave” të Patrick Vieiras.

Falë punës së shkëlqyer të paraardhësit të përkohshëm të Rangnick, Michael Carrick, United është në një formë relativisht të mirë dhe morali është shumë më i lartë se sa ishte një muaj më parë.

Ata mirëpresin skuadrën e Palaces që tashmë ka mposhtur një skuadër të Manchesterit këtë sezon, me Vieiran që udhëhoqi skuadrën e tij drejt një fitoreje senzaionale 2-0 ndaj kampionëve në fuqi të Man Cityt.

Fitorja e United ndaj Arsenalit shënoi fitoren e tyre të parë në shtëpi në Premier Ligë në gati tre muaj, ndërsa goli i barazimit të Bruno Fernandes në mbrëmje ishte goli i parë i ligës së “Djajve të Kuq” në ‘Teatrin e Ëndrrave’ që nga fillimi i tetorit.

Nga ana tjetër, Rangnick mund të shikojë të mbajë të njëjtat emra nga përzgjedhjet e tij për të parandaluar çdo lloj humbjeje të momentit, pasi ai synon të nisë ‘luftën’ për një përfundim në top-katërshe.

David de Gea padyshim do të mbajë vendin e tij në portë, edhe pse spanjolli u kritikua nga shumë analistë pas rastit kur Arsenali kaloi në epërsi pasi ai u shtri në tokë, ndërsa Emile Smith Rowe realizoi golin nga distanca.

Kapiteni i klubit, Harry Maguire, pritet të mbajë vendin e tij në qendër të mbrojtjes së United, siç është Victor Lindelof, i cili do të jetë partner i kapitenit në mungesë të Raphael Varane.

Ndërsa Luke Shaw pritet të kthehet në krahun e majtë të mbrojtjes në vend të Alex Telles, largimi i Aaron Wan-Bissaka nga ekipi mund të vazhdojë pasi Diogo Dalot dha një paraqitje mbresëlënëse kundër Arsenalit.

Dyshja e mesfushës së Scott McTominay dhe Fred ka pasur kritikët e saj këtë sezon, por dyshja bëri një punë të jashtëzakonshme në ndeshjen e fundit.

Sidoqoftë jo domosdoshmerisht të dy mund të jenë startues të rregullt në 11-shen e Rangnick, pasi ai mund t’i japë më shumë hapësira holandezit Van de Beek.

I konsideruar qartë si tepricë ndaj kërkesave nga Solskjaer, holandezi ka pasur mundësi të kufizuara për të bërë përshtypje që kur bëri një lëvizje prej 40 milionë funtesh në Manchester vitin e kaluar.

Jadon Sancho duket se më në fund ka gjetur një formë në fanellën e United pas një periudhe të gjatë pa gol apo asistim në fillim të kohës së tij në klub dhe mund të presë të mbajë vendin e tij në njëmbëdhjetëshen e parë.

Fernandes është një nga shtyllat në këtë skuadër të United dhe kjo nuk ka gjasa të ndryshojë nën drejtimin e Rangnick. Portugezi zhvilloi paraqitjen e 100-të në ligë ndaj Arsenalit me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të 79 golave.

Është folur shumë nëse Cristiano Ronaldo mund të luajë nën një menaxher aq të etur për “presing të madh” sa Rangnick, por vetë gjermani tashmë ka pohuar se ai do të jetë një lojtar kyç gjatë gjithë mandatit të tij. Fitnesi i tij mund të jetë problemi i vetëm, por ai ishte me skuadrën të shtunën mbrëma.

Mason Greenwood ka të ngjarë të vijë përpara Marcus Rashford pasi ky i fundit ishte veçanërisht i dobët përballë shefit të tij të ri kundër Arsenalit.

11-shja e parashikuar startuese e Manchester Unietd ndaj Crystal Palace:

(4-2-3-1): De Gea; Dalot, Lindelof, Maguire, Shaw; McTominay, van de Beek; Sancho, Fernandes, Greenwood; Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Produktet e mishit të kompanisë “Hako”, janë prezantuar edhe para…