Ranieri: Do të provojmë shanset për Ligën e Kampionëve

23 maj 2019 | 11:29

Claudio Ranierit i duhet një tjetër mrekulli për të kthyer Romën në Ligën e Kampioneve. Nuk është vetëm në dorën e kryeqytetasve, por ata do të provojnë të fitojnë në javën e fundit për të kaluar Interin dhe Milanin dhe për të siguruar një vend të katërt që do t’u jepte pjesëmarrjen në turneun më të lakmuar.

Sigurisht te Roma janë pak më të qetë duke e ditur se në bankinë kanë njeriun e mrekullisë së Leicester, por ky iu fundit ka bërë të tilla edhe në Itali disa vite më parë dhe do të kërkojë atë të radhës pikërisht ndaj ekipit që i dha statusin e “magjistarit”, Parmës. Në vitin 2007 ai mori drejtimin e kësaj skuadre që dukej e rënë nga Seria A dhe i siguroi mbijetesën me një pozicion të 13-të. Në fundjavë, do të duhet të mundë pikërisht këtë skuadër dhe me golavarazh të thellë.

“Kemi ende një mundësi të vogël për t’ia dalë. Duhen bërë 5 gola dhe të shihen rezultatet e të tjerëve, por ne do ta provojmë. Unë jam kështu, si karakter nuk dorëzohem kurrë, do ta provojmë deri në fund. Nëse nuk ia dalim, do t’u bëjmë komplimente të tjerëve. Por kjo skuadër ka luftuar për të shkuar në Ligën e Kampionëve. Puna është bërë, por jo gjithmonë shkon ashtu siç shpreson. Fatkeqësisht gjërat rrodhën në këtë mënyrë, por përkatësia dhe vetëmohimi në këtë skuadër kanë qenë gjithmonë të pranishme”, ka thënë Ranieri.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Holandë dhe Britani të Madhe kanë nisur sot votimet…