Raporti i autopsisë së Michael Jackson shqetësuese: Buzët me tatuazh dhe brinjët e krisura

07 shkurt 2020 | 13:51

Me këngët e tij hit si “Black Or Ëhite”, “Billie Jean” dhe “Thriller”, Michael Jackson ishte një yll popi i pandalshëm që bëri për vete me miliona njerëz. Lajmi për vdekjen e tij më 25 qershor 2009, tronditi jo vetëm fansat e tij besnikë, por të gjithë botë.

Raporti i autopsisë që u lëshua në 28 gusht 2009, sipas “The Mirror”, arriti në përfundimin se vdekja e Jackon ishte vrasje.

Mjeku i tij, Conrad Murray u dënua për vrasje të pavullnetshme dhe vuajti 2 vjet nga dënimi me 4 vite, për sjellje të mirë. Autopsia e tij zbuloi gjera që fansat nuk i dinin më parë.

Ylli i popit kishte shenja të shumta shpimesh në krahët e tij, kishte një numër tatuazhesh që Michael i kishte mbajtur të fshehta, si buzët në ngjyrë rozë, vetullat si dhe një tatuazh të errët në pjesën e sipërme të kokës me qëllimin për të maskuar më mirë parukën që ai përdorte.

Flokët e tij të mbetura përshkruheshin në autopsi si të shkurtra dhe kaçurrela të ashpra.

U raportua gjithashtu edhe për dëmtimet që ai kishte pësuar, ndërsa mjekët u përpoqën t’i shpëtonin jetën në mënyrë të dëshpëruar. Ai kishte disa brinjë të krisura, ndërsa mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë duke i bërë masazh kardiak.

Ai kishte gjithashtu artrit dhe dëmtim të mushkërive. Pas vdekjes së tij, Michael la pas tre fëmijëve të tij, Parisin, Michael Joseph Junior dhe Prince.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e 25-të e Superligës së Kosovës në basketboll do…