Raporti i policisë për aksidentin në Podujevë në të cilin humbi jetën një person

20 dhjetor 2023 | 08:46

Policia  e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin e mbrëmshëm në Llapashticë të Podujevës ku vdiq një person.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave e si pasojë një nga ngasësit ka vdekur.

Lëndime të rënda ka pësuar edhe një person tjetër.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“ Fsh. Llapashticë- Podujevë  19.12.2023 – 20:00.  Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasë meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale, lëndim vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), ndërsa lëndime trupore të rënda ka pasur një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, gjatë ditës së…