Raporti i Këshillit të Europës për Kosovën, Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit (DOKUMENT)

26 qershor 2018 | 21:35

Klan Kosova ka arritur ta sigurojë draft-dokumentin që tregon për konkluzionet në lidhje me Procesin e Zgjerimit dhe të Stabilizimit dhe Asociimit për vendet e Ballkanit.

Në pjesën për Kosovën thuhet se “Këshilli i Europës vlerëson ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës në muajin mars të vitit 2018, që paraqet përmbushjen e njërit prej kritereve kryesore për liberalizimin e vizave, si një arritje e rëndësishme në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

Sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë, Këshilli i Europës planifikon që t’i hapë negociatat me këto dy vende në qershor të 2019.

Në këtë draft-dokument, në pjesën për Shqipërinë vlerësohet progresi i arritur, veçanërisht në pesë prioritetet kryesore, ku thuhet: “Këshilli i Europës pajtohet të përgjigjet pozitivisht në progresin që ka arritur Shqipëria në hapat drejt hapjes së negociatave në muajin qershor të vitit 2019”.

Këshilli i Europës thekson “nevojën kritike të Shqipërisë për ta konsoliduar progresin e bërë edhe më tutje në reformën juridike, veçanërisht në Procesin e Vetingut dhe arritjen e rezultateve në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe krimit të organizuar, me theks të veçantë kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës”.

Këshilli i Europës “i bën thirrje Komisionit Europian që t’i monitorojë nga afër përpjekjet për reforma nga ana e Shqipërisë dhe ta paraqesë progresin e arritur në raportin vjetor të Komisionit”.

Sa i përket zgjedhjeve, Këshilli i kushton rëndësi të veçantë Shqipërisë për adresimin e rekomandimeve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Zyrën e Europës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut.

Këshilli i Europës gjithashtu i kushton një rëndësi të veçantë përpjekjeve të vazhdueshme të Shqipërisë në zvogëlimin e numrit të kërkesave për azil që janë të pabazuara dhe gjithashtu i kërkon Komisionit Europian të sigurojë që kjo të merret parasysh.

KLIKONI KËTU PËR TA SHKARKUAR DRAFT-DOKUMENTIN E KËSHILLIT  TË EUROPËS TË SIGURUAR NGA KLAN KOSOVA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë që vendosja…