Raportohet se nesër proteston Lista Serbe në veri

28 maj 2023 | 19:46

Mëngjesi i hershëm i kësaj të hëne pritet të nis me protesta në veri të vendit për të kundërshtuar sërish zgjedhjen e kryetarëve të rinj në katër komunat veriore.

Protesta është organizuar nga Lista Serbe, thotë një burim ndërkombëtar i Kanal10.

Ajo është paraparë të fillojë në orën 07:00 në Mitrovicë të veriut dhe dy komunat tjera, Zubin Potok e Leposaviq.

Siç thotë burimi, në protestë pritet të marrin pjesë strukturat paralele, e serbë tjerë që marrin ende për çdo muaj paga nga shteti serb.

Këto protesta vijnë pas atyre të së premtës në tri komunat veriore ku qindra serbë u përleshën me policinë e Kosovës, derisa kjo e fundit asistonte kryetarët e rinj shqiptarë në objektet e tyre komunale.

Ata kundërshtuan dhunshëm kryetarët e sapozgjedhur duke gjuajtur me gurë në drejtim të Policisë e cila u detyrua të përdor gaz lotsjellës e shok bomba.

Në këto protesta lëndime të lehta trupore morën pesë zyrtarë policorë të PK-së.

Një ditë më pas, dje Lista Serbe i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq tërheqjen nga procesi i dialogut me Kosovën.

Situatë e qetë në veri është paralajmëruar të ketë qenë gjatë ditës së sotme, derisa njësitet policore po vazhdojnë ende të qëndrojnë pranë objekteve komunale të kryetarëve të rinj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar në tërësi sezoni 2022/23 në Premieligë. Sot u…