Raportohet se Putini i ka shpëtuar një atentati

23 maj 2022 | 14:51

Është bërë një përpjekje për të vrarë presidentin rus Vladimir Putin, ka pohuar një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë në një intervistë me gazetën Ukrayinska Pravda, raporton Sky News.

Në një intervistë me Pravda, Kyrylo Budanov, kreu i drejtorisë kryesore të inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës, tha se përpjekja për vrasje u bë pas pushtimit të Kremlinit në shkurt.

Ai vazhdoi të thotë se lideri rus u sulmua nga përfaqësues të rajonit të Kaukazit, i cili ndodhet midis Detit të Zi dhe Detit Kaspik.

Sidoqoftë, asnjë provë nuk është paraqitur deri më tani – dhe Sky News nuk e ka verifikuar pretendimin.

Budanov i tha gazetës ukrainase: “Kishte një përpjekje për të vrarë Putinin. Ai madje u sulmua, thuhet, nga përfaqësues të Kaukazit, jo shumë kohë më parë.

“Ky është një informacion jo publik, ka qenë një përpjekje absolutisht e pasuksesshme, por ka ndodhur realisht, ka qenë rreth dy muaj më parë”.

“E përsëris, kjo tentativë ka qenë e pasuksesshme. Nuk ka pasur asnjë publicitet për këtë ngjarje, por ka ndodhur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci,…