
Rashica, Muriqi dhe Vojvoda, të motivuar për ndeshjen kundër Suedisë
12 tetor 2025
| 16:40
Kombëtarja e Kosovës është nisur drejt Goteburgut, ku nesër (e hënë) do ta zhvillojë ndeshjen kundër Suedisë, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2026.
“Dardanët” duken tejet të motivuar për ndeshjen ndaj suedezëve.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda, janë të vetëdijshëm për përballjen e nesërme.
“Para nisjes drejt Suedisë, treshja e futbollistëve Muriqi, Vojvoda dhe Rashica duken të motivuar dhe plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes që i pret”, ka deklaruar Ademi.