Rashica nuk e dëshiron kalimin tek Aston Villa

17 gusht 2020 | 09:42

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Milot Rashica, duket se nuk preferon kalimin te skuadra angleze, Aston Villa.

Sipas raportimeve të ‘DeichStube’, Rashica nuk dëshiron t’i bashkohet kësaj skuadre, pasi nuk është gati për një tjetër luftë për mbijetesë. Lojtari thuhet të kërkohet edhe nga RB Leipzig, por ky i fundit nuk po e kënaq Werderin me shifrën që ofron për kartonin e Milotit.

Rashica aktualisht është në Austri, ku po qëndron me Werder Bremenin në një kamp stërvitor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga e hëna Italia do t’i mbyllë klubet e natës…