Rashica: Nuk e ndërroj Kosovën edhe po të më kërkonin 100 kombëtare (Video)

16 qershor 2019 | 20:33

Futbollisti Milot Rashica,  ka thënë se s’do të largohej nga Kosova edhe po ta kërkonin 100 kombëtare të tjera të futbollit.

Këtë javë, “n’Kosovë Show”, ka qenë ylli i Kombëtares së Kosovës në futboll, Milot Rashica. Ai ka shpalosur detaje të jetës dhe karrierës së tij, duke zbuluar edhe disa të pathëna.

Rashica ka thënë se është krenar që është pjesë e “Dardanëve”, dhe është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Bullgarisë, ditë më parë.

I pyetur sa a ka gjasa të ndërronte kombëtaren, ai ka thënë se “Kosovën s’do ta linte kurrë, edhe po ta kërkonin 100 shtete tjera”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerand Stavileci, ka reaguar pas…