Rashica: Shumë shpejt do të dihet e ardhmja ime

12 korrik 2020 | 16:19

Milot Rashica është rikthyer në Kosovë dhe ishte i ftuar në emisionin “1 kafe me Labin”. Ai ka folur për të ardhmen e vet dhe ka pranuar se menaxheri Altin Lala po bisedon me disa klube për të ardhmen e tij.

“Nuk kishim një sezon të mirë me Werder Bremenin. Në fund ia arritëm qëllimit të qëndronim në Bundesliga. Kam edhe dy vjet kontratë, por menaxheri im po bisedon me disa klube. Nëse gjejmë diçka të mirë, edhe mund të lëviz”, ka thënë Rashica.

“Për momentin më duhet të them se jam ende pjesë e Werderit. Nuk kam diçka konkrete që të them. Jemi në pritje, në bisedime dhe besoj se shumë shpejt do të merret vesh e ardhmja ime. Me Kosovën përpiqem ta jap gjithmonë maksimumin, pasi kemi më pak ndeshje dhe ne shqiptarët i përjetojmë shumë ndeshjet me kombëtaren”, ka deklaruar Rashica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kinezi Jiao (43), kur mjekët e shpallën si të vdekur,…