Rashiqi e quan të rrezikshme idenë për korrigjimin e kufijve

12 gusht 2018 | 14:06

Kryetari i Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq, e ka vlerësuar si joreale idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën në procesin që ai e quan “korrigjim i kufirit” me Serbinë.

Rashiqi ka deklaruar se Thaçi është duke e përdor për politika ditore të tij.

“Një ndarje, një korrigjim i kufijve apo një ndarje etnike siç pretendohet të bëhet nuk është e mirë. Mos të përdoren këto prediksione negative ku pastaj të shihet një rrezik për sigurinë e Evropës dhe jam i sigurt se edhe Evropa e kupton se mund të ndodhë pastaj të hapet e ashtuquajtura ‘kuti e Pandorës’ ku çdo vend mund të kërkojë ndonjë ndarje, bashkim, veprim të tillë”, ka thënë Rashiqi. (Ekonomiaonline)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka kritikuar Shtetet e…