Rashiqi: Jam i sigurt se demarkacioni votohet javën e ardhshme

28 shkurt 2018 | 21:39

Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresiste ka thënë se është i sigurt se javën e ardhshme edhe deputetët e Listës Serbe do ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.

“Jam i sigurt se demarkacioni votohet javën e ardhshme”, ka thënë Rashiq në “Zona B” të “Klan Kosovës”.

Ai ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Rashiq ka thënë se është i acaruar me tendencën e Brukselit zyrtar për të shmangur përgjegjësinë, në kontekst të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai sidomos ka shprehur pakënaqësinë e tij për mosmarrjen e një përgjigje në pyetjen e tij, nëse zyrtarët evropianë ishin në dijeni për presionin e madh që bën Beogradi zyrtar mbi serbët e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besim Aliu, parashikues i motit në Institutin Meteorologjik të Kosovës…