Sonte nata më e ftohtë e vitit 2018

28 shkurt 2018 | 21:35

Besim Aliu, parashikues i motit në Institutin Meteorologjik të Kosovës ka thënë se nata e sotme do të jetë më e ftohta e vitit 2018.

“Sonte temperaturat do të lëvizin nga -14 deri -16 gradë celcius, do të jetë nata më e ftohtë e vitit 2018, gjatë ditës së enjte temperaturat do të mbesin në minus, por do të rriten në -5 gradë celcius gjatë ditës kurse nga dita e premte pritet të kemi vlera pozitive të temperaturave”, ka theksuar Aliu për “kallxo.com”.

Ai më tej ka shtuar se temperaturat maksimale do të lëvizin diku nga 1 deri në 2 gradë, kështu që nga dita e premte do të ketë ngritje të temperaturave. Kurse deri në 7 dhe 8 mars do të arrijnë temperaturat deri në 10 gradë celcius.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët që jetojnë në perëndim të Londrës janë gjashtë herë…