Rashit Qalaj kërkon aktivitete të shtuara të policisë gjatë sezonit veror

11 korrik 2019 | 16:59

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka zhvilluar sot një takim me stafin menaxhues, përfshirë drejtorët e Drejtorive Rajonale të Policisë dhe shefat e Njësive të Trafikut Rajonal dhe Autostradës.

Në këtë takim është diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, duke përfshirë edhe sigurinë në trafikun rrugor.

Referuar të dhënave statistikore për gjashtëmujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rezultuar se ka rënie të veprave penale dhe të aksidenteve në trafik.

Po ashtu është diskutuar edhe për masat dhe aktivitetet policore në ditët në vijim gjatë sezonit veror, ku nga drejtori i Policisë së Kosovës është kërkuar që të ketë aktivitete shtesë dhe prezencë policore në çdo pjesë të vendit, përfshire rrugët lokale/fshatit, rajonale, nacionale dhe autostrada.

Meqë këtë periudhë kohore e karakterizon edhe ardhja e bashkatdhetarëve dhe organizimi i ahengjeve të ndryshme familjare, ai ka kërkuar nga policia që të jetë sa më tepër prezent dhe në të njëjtën kohë të ndërmerren masa për ofrimin e sigurisë në trafik dhe masa parandaluese të dukurive të tjera të kundërligjshme.

Në këtë takim është theksuar se policia do të vazhdojë bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve edhe me institucionet lokale dhe ato qendrore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) dhe Instituti Demokratik…