Rashit Qalaj kërkon realizimin objektivave strategjike të policisë

03 shtator 2018 | 17:53

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka mbajtur një takim zyrtar me stafin menaxherial të policisë duke përfshirë drejtorët e departamenteve, divizioneve si dhe drejtorët rajonalë.

Në këtë takim, Qalaj ka kërkuar nga menaxhmenti policor realizimin e objektivave strategjike të cilat dalin nga plani zhvillimor strategjik i Policisë së Kosovës.

Drejtori Qalaj ka theksuar se nëpërmjet vlerësimit të performancës së zyrtarëve policorë, përmes menaxhimit sa më efikas të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike, mund të arrihen rezultate edhe më pozitive në shumë sfera policore.

Në këtë takim është diskutuar edhe për çështjet kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarit, bashkëpunimin dhe takimet me komunitetin, luftën kundër korrupsionit, sigurinë në trafik, parandalimin e veprave kriminale si vjedhjet, grabitjet, drogat, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zekirija Ramadani është rikthyer sërish n ë krye të skuadrës…