Raste të reja me Covid, Zelanda e Re shtyn zgjedhjet

17 gusht 2020 | 08:22

 

Zelanda e Re ka vendosur t’i shtyjë zgjedhjet parlamentare për një muaj pasi u shfaqën raste të reja të koronavirusit në vend, njoftoi të hënën kryeministrja Jacinda Ardern.

Zgjedhjet duhej të mbaheshin më 19 shtator, por ato tani janë zhvendosur më 17 tetor, tha Ardern në një konferencë për shtyp.

“Ky vendim u jep kohë të gjitha partive për të bërë fushatë gjatë nëntë javëve të ardhshme dhe i jep komisionit zgjedhor kohë të mjaftueshme për të siguruar që zgjedhjet mund të zhvillohen”, tha kryeministrja.

Konsultime me palët

Vendimi për datën e zgjedhjeve është ekskluzivisht në domenin e kryeministres por ajo gjithashtu u këshillua me liderë të tjerë politikë për mendimin e tyre.

Ajo shtoi se zgjedhjet nuk do të shtyhen përsëri.

Ardern vetë po kandidon për rizgjedhje.

Paralelisht me zgjedhjet do të mbahen referendum për legalizimin e eutanazisë dhe kanabisit.

Zelanda e Re regjistroi raste të reja të Covid-19 të martën, pas më shumë se 100-ditësh pa transmetim lokal.

Vendi ka gjithsej 1 622 raste të koronavirusit dhe 22 vdekje dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e veçon si model suksesi, pasi ka ndaluar me sukses përhapjen në mes të popullatës. /tesheshi.com/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…