Rastet e fundit me Covid janë nga këto komuna

24 nëntor 2020 | 15:09

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 609 raste të reja me Covid, raporton “Epoka e re”.

Si pasojë e këtij virusi kanë vdekur edhe 13 pacientë, duke e çuar numrin e të vdekurve 939.

Komuna e Prishtinës vazhdon t’i prijë listës me më së shumti të infektuar me Covid.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 276 raste, Mitrovicë 53 raste, Gjilan 35 raste, Podujevë 30 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 23 raste, Skenderaj 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 12 raste, Prizren 11 raste, Lipjan 10 raste, Klinë 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 3 raste, Shtime 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik dhe Mamushë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21 746.

Numri total i rasteve pozitive është 35 549 raste nga 134 318 persona të dyshimtë me ketë virus, kurse numri i rasteve aktive është 12 864.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare…