Rastet e reja me Covid janë nga këto komuna

23 nëntor 2020 | 15:19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 645 raste të reja me Covid-19.

Komuna e Prishtinës sërish prinë me numrin më të madh me të infektuar me Covid-19, me 248 raste, pas saj renditët në listë Komuna e Prizrenit me 53 raste, raporton “Epoka e re”.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 248 raste, Prizren 53 raste, Mitrovicë 42 raste, Gjakovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjilan 28 raste, Ferizaj 24 raste, Lipjan 20 raste, Fushë-Kosovë 19 raste, Skenderaj 15 raste, Suharekë 15 raste, Viti 13 raste, Deçan 11 raste, Drenas 11 raste, Malishevë 11 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kamenicë 9 raste, Pejë 8 raste, Dragash 7 raste, Klinë 4 raste, Shtime 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik dhe Zubin-Potok.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë vdekur edhe 12 pacientë që kanë qenë të infektuar me ketë virus, duke e çuar në 926 numrin e të vdekurve në Kosovë me Covid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan humbet Zlatan Ibrahimoviq i cili dëmtua sfidën e djeshme…