Rasti i Pacollit, tragjikomedi politike

29 prill 2020 | 09:29

Analisti politik Blerim Latifi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se situata e krijuar me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, është tragjikomike. “Është komedi politike që e kemi konsumuar që dy ditë. Është komedi se ka krijuar një situatë, për mendimin tim, tërësisht të panevojshme. Po më vjen keq që ne si Kosovë po prodhojmë këso lajmesh tragjikomike, në qendër të së cilës tani është kryetari i ARK-së, deputet i Kuvendit. Nëse do të kishte vullnet të mirë, zgjedhja do të ishte e qartë. Atij do t’i bëhej një kontroll në aeroport, prej aty do të vazhdohej”, ka thënë Latifi.

Por Latifi shton se nuk duhet të përdoren standardet e dyfishta.

“Nuk duhet të ketë standarde të dyfishta. Ka lajme se deputetë të Listës Serbe kanë udhëtuar në Beograd. Pra në një shtet tjetër”, ka shprehur mendimin Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Holman W. Jenkins, Jr Për disa koronavirusi është një aktor…