Rasti i Salih Mustafës: Dëshmitari i parë përfundon dëshminë, i dyti dëshmon sot gjatë ditës

23 shtator 2021 | 14:36

Dëshmitari i parë në gjykimin e Salih Mustafës para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë e ka përfunduar dëshminë e tij pas katër seancave që janë mbajtur një pas një gjatë javës.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Fogli,  e ka falënderuar dëshmitarin me shifrën 03593 për dëshminë e tij, duke ia kujtuar që të mos flasë me askënd për ato çka ka deklaruar.

“Po bëhen katër ditë që je këtu me ne, ma merr mendja se ka qenë e lodhshme dhe e vështirë për ty dhe të falënderoj që ke qenë këtu këto ditë me ne. Na ke ndihmuar shumë në përpjekjen tonë për të zbuluar të vërtetën. Të uroj udhëtim të mbarë dhe të kujtoj edhe një herë që të mos flasësh me askënd për deklaratën që e ke dhënë para Gjykatës Speciale të Kosovës”, ka thënë ajo.

Dëshmitari sot është sfiduar nga gjykatësja Foglia lidhur me dëshminë që e ka dhënë para UNMIK-ut në vitin 2006 e cila është shumë kundërthënëse me ato çka ka deklaruar ditëve të fundit.

Kryegjykatësja ka njoftuar se me fillim nga ora 14:30 do të nisë një seancë e re ku do të shfaqet dëshmitari i dytë në rastin ku është i akuzuar ish-eprori i UÇK-së Salih Mustafa i njohur si “Cali”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari në procesin e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës, ka…