Ratkoceri: Çlirimi, liria dhe pavarësia e Kosovës, rrënjët i kanë në gjakun e dëshmorëve

18 prill 2022 | 21:03

Zyrtarët dhe asambleistët e PDK-së, dega në Prishtinë kanë bërë homazhe dhe kanë nderuar dëshmorët dhe martirët e Marecit.

Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit të asamblestëve të PDK-së në komunën e Prishtinës, Leutrim Ratkoceri.

Postimi i plotë i Ratkocerit në llogarinë e vet në “Facebook”:

Në Marec me kryetarin Uranin dhe kolegë, nderuam dëshmorët dhe martirët e rënë në altarin e lirisë, 23 vite më parë.

Çlirimi, liria dhe pavarësia e Kosovës, rrënjët i kanë në gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve, angazhimin shekullor të shumë brezave dhe luftën tonë çlirimtare.

Dita e Dëshmorëve të UÇK-së në Prishtinë, na motivon dhe obligon që historinë e dhembjes dhe krenarisë tonë të përbashkët, ta nderojmë brez pas brezi.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka ndarë ditën e sotme…