Reagim i Bardhyl Mahmutit ndaj videoprojektit të Ramë Lahajt që e anashkaloi Demaçin

20 shkurt 2019 | 16:18

Politologu Bardhyl Mahmuti, ka reaguar ndaj anashkalimit të simbolit të rezistencës kombëtare në një videoprojekt muzikor të realizuar nga tenori Ramë Lahaj

“Me respekt për të gjitha personalitetet që shfaqen në vidoe-projektin tuaj qoftë përmes pllakës së varrit, qoftë përmes fotos, duke filluar nga Adem Jashari e deri te Majlinda Kelmendi. Të gjithë kanë meritat e veta. Vërejtja ime ka të bëjë me mungesën e Adem Demaçit në këtë video të mrekullueshme që keni bërë. Nuk e di arsyen e kësaj mungese, por nuk munda të rri pa ju shkruar”, ka shkruar Mahmuti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Mahmutit:

Të nderuar miq,

Pas realizimit të video-projektit nga Ramë Lahaj, video-projekt që ka pasur një jehonë shumë të madhe, në faqen e tij të ‘Facebook’-ut i drejtova vërejtjen time. Ndoshta Ramë Lahaj nuk ka pasur kohë të përgjigjet në vërejtjet e mia dhe është e drejtë e tij edhe të mos përgjigjet. Një përgjigje është bërë nga Afërdita Halli që më detyroi të reagoj.
Mirëpo, parimisht nuk polemizoj në faqet e Facebookut të personave tjerë, me të vetmen arsye se nuk kam dëshirë të shndërroj faqen e dikujt tjetër në arenë debatesh. E njëjta gjë vlen edhe për këtë rast.
Meqenëse nuk mund të rrija pa reaguar ndaj Afërdita Hallit po e publikoj edhe mendimin tim që postova në faqen e Ramë Lahajt, sepse kështu mund të kuptohet më drejtë edhe përgjigja e kësaj zonje!

Postimi im:

“I nderuari z. Lahaj, të përgëzoj për punën që bëni si artist dhe si ambasador i kulturës sonë dhe sidomos për mesazhin e qartë që dëshironin të transmetoni: mos na e prekni kufirin!
Megjithatë kam një vërejtje lidhur me video-projektin. Me respekt për të gjitha personalitetet që shfaqen në vidoe-projektin tuaj qoftë përmes pllakës së varrit, qoftë përmes fotos, duke filluar nga Adem Jashari e deri te Majlinda Kelmendi. Të gjithë kanë meritat e veta. Vërejtja ime ka të bëjë me mungesën e Adem Demaçit në këtë video të mrekullueshme që keni bërë. Nuk e di arsyen e kësaj mungese, por nuk munda të rri pa ju shkruar.
Me respekt
Bardhyl Mahmuti”

Në këtë postim Afërita Halli reagoi kështu: “Bardhyl Mahmuti po ta jap unë përgjigjen për Adem Demaçin. Ademi adhuronte diktatorin vëllavrasës që e shiti Kosovën ke Tito, Enver Hoxhën!”
Ndaj këtij postimi reagoi Afërita Halli:

“Të lumtë Afërdita! Nuk më ka rastisur të lexoj aq shumë kundërthënie në një fjali kaq të shkurtër sa përgjigja që keni dhënë ju! Një sintezë që do ta mrekullonte edhe Erazmo Roterdami, autorin e veprës “Lavdërim marrëzisë”!

Për shkak të adhurimit të Enver Hoxhës që ja paska shitur Kosovën Titos, Tito e dënoi dhe e mbajti Adem Demaçin për 28 vjet në burgjet më famëkëqija të Jugosllavisë!
Edhe turpi do të skuqej po të lexonte atë që ka shkruar Afërdita Halli!
Adem Demaçin ishte truri i organizimit të rezistencës kombëtare dhe boshti kurrizor rreth të cilit artikulohej çdo aspiratë liridashëse e shqiptarëve që padrejtësisht ishin ndarë nga Shqipëria shumë kohë para se të lindnin Adem Demaçi dhe Enver Hoxha!

Rame Lahaj – Rrjedhe në kënge e ligjerime (Full Version)

Të dashur bashkatdhetarë. Ky është video-projekti im i parë që si Ambasador i Kulturës në mbarë botën ia kushtoj Kosovës.Në këto kohëra të vështira me temat rreth kufinjve dhe shumë të ri që na ikin çdo ditë nga vendi, do të doja që ky të ishte mesazh shprese. Përndryshe me FSK-në ishim dhe e ngritëm flamurin andaj të gjithë njëzëri të themi ' Mos na e prekni kufirin'. Të duam Kosovë!Linku ne YouTubehttps://www.youtube.com/watch?v=MQ_uiYIzGLY————————————————My dear all. This is my first video project that I am dedicating to Kosovo as an Ambassador for Culture in the world. In these difficult times with the issue of the borders and many young people that are leaving the country everyday I would like this to be a message of hope. Otherwise with the Kosovan army we raised the flag so let's say it unanimously 'Do not touch our borders'. Kosovo, we love you!On Youtubehttps://www.youtube.com/watch?v=MQ_uiYIzGLY Composed by Feim IbrahimiLyrics by Gjoke BeciRearrangement by Shpetim SaraçiDirected by Bledar & Besart BujupiDirector of Photography Latif HasolliDrone Operator Arton KrasniqiFocus Puller Milot BunjakuPost Production http://www.bledit.comColorist Paul Willis

Gepostet von Rame Lahaj am Sonntag, 17. Februar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë vendimin për shkarkim…