Shpend Ahmeti ndërron drejtorët e Prishtinës

20 shkurt 2019 | 16:16

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë vendimin për shkarkim e Drejtorit të Arsimit në komunën  e Prishtinës, Januz Salihaj.

Ahmeti ka thënë se kjo është bërë me kerkesë të AAK’së, transmeton Gazeta Metro.

Ahmeti ka thënë se kërkesën për shkarkimin e Salihajt, partneri i koalicionit AAK e ka dorëzuar në nëntor të këtij viti, megjithëse thotë se me Salihajn kanë pasur marrëdhënie korrekte.

‘Shkarkimi i Januz Salihajt është bërë me kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  të cilën kërkesë e kanë dorëzuar në nëntor të vitit të kaluar sepse supozohet që kanë pasur mospajtime, dhe mund të them që më nuk është drejtor i arsimit. Marrëdhënia jonë ka qenë gjithmonë korrekte, arsyeja kryesore sepse kanë kërkuar ata’, ka thënë Ahmeti

Ai ka kërkuar që të bëhen ndryshme edhe në koalicion sa u përket drejtorive.

‘Kam kërkuar që Drejtorinë e Inspekcionit dhe Arsimit ta merr PSD-ja’, tha ai.

Ahmeti ka bërë të ditur se Brahim Mehmetaj që është i AAK-së ka kaluar nga inspekcioni në Drejtori të Pronës, ndërsa Dren Kukaj nga drejtoria e Pronës, kalon në atë të  Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Valbona Osmani  drejtore e Kadastrës, në vend të Nora Kelmendit. Ndërsa ish-zëdhënësi për media, Adonis Tahiri drejtor i ri Inspekcionit.

‘Në zyrën e medieve do të shtohet numri i zyrtarëve të medieve për shkak të punës dhe kërkesave për qasje në dokumente që na vijnë’, ka shtuar tutje Ahmeti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadat Pajaziti nuk do të jetë më trajneri i skuadrës…